28 Mars 2024

Stambollin e vizituan 6 milionë turistë të huaj

Stamboll, 24 gusht - Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës në periudhën janar-korrik 2017 Stambollin e kanë vizituar gjithsej 5.704.702 turistë të huaj. 

 

Që nga muaji janar e deri në korrik të këtij viti qytetin e Stambollit e kanë vizituar 5.704.702 turistë të huaj, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit.


Në njoftimin e Ministrisë theksohet se Stambolli, i cili njihet për pallatin Topkapi, muzeun e Shën Sofisë dhe shumë monumente tjera, renditet në mesin e qyteteve më të vizituara në botë.


Të dhënat tregojnë se në korrik të këtij viti Stambollin e kanë vizituar 1.319.549 turistë, shifër që është për 42,7 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.


Qytetin e shtrirë në të dyja anë e Bosforit në shtatë muajt e parë të këtij viti e kanë vizituar 6.3 për qind më shumë turistë të huaj krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.


Më së shumti vizitorë ka pasur nga Gjermania (538.945 turistë), të ndjekur nga turistët nga Irani (427.018 turistë) dhe Arabia Saudite (294.401 turistë). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)