10 Gusht 2020

Spanja nis të rihapë industrinë e turizmit

Madrid, 22 qershor - Spanja ka nisur të rihapë industrinë e saj të turizmit, duke hequr kufizimet për vizitorët nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar.

Të gjithë turistët që do të vijnë, do t’iu matet temperatura në aeroporti, do t’iu merren të dhënat nëse ata kanë qenë të infektuar me koronavirus dhe detajet e tjera personale.

Me heqjen e kufizimeve, Spanja i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme, që ishte në fuqi për tre muaj.

Megjithatë, maskat e fytyrës duhet të mbahen në ato vende publike ku distancimi fizik është i pamundur që të mbahet. Spanja ka regjistruar mbi 245,000 të infektuar me koronavirus dhe 28,000 të vdekur nga ky virus.

Në vit, Spanjën e vizitojnë rreth 80 milionë turistë. Kjo industri përbën 12 për qind të GDP-së së vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)