22 Gusht 2019

Spanja, destinimi më i dëshiruar për vitin 2010

Madrid, 11 mars - Spanja është destinimi më i dëshiruar i evropianëve për këtë vit. Këto janë rezultatet nga hulumtimi i Komisionit Evropian (KE) i zbatuar mbi 30 mijë qytetarë të 27 vendeve evropiane – anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Në hulumtimin “Raporti i Evropianëve ndaj turizmit në vitin 2010”, thuhet se 80 për qind e evropianëve planifikojnë të udhëtojnë sivjet, përderisa 20 për qind kanë deklaruar se nuk mendojnë fare për të shkuar në pushim.

Sipas hulumtimit të KE-së ekziston rritje e kërkesës së destinimeve tradicionale turistike, duke përfshirë edhe Spanjën me afërsisht 57 për qind. Nga ana tjetër, 28 për qind e qytetarëve të BE-së i rekomandojnë destinimet e panjohura.

Spanja është zgjedhur si një ndër vendet më të dëshiruara për pushim tashmë për të tretin vit me radhë. Më pas vijojnë Franca dhe Italia.

Dhjetë për qind e evropianëve pranojnë se kanë vështirësi serioze financiare të cilat ndikojnë në atë nëse do të shkojnë në pushim veror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 gusht 2019

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e pesë njësive shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin "Zahir Pajaziti" ku do të jetë prezent dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Sheshi i 'Zahir Pajazitit', ora 10:00)

 - Mbahet dita e tretë e Etnofestit në të cilën do të mbahet punëtoria kreative, instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve, punime artizanale, etj. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova do të organizojë dëgjimin me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Termokis, ora 20:00)