23 Prill 2024

Shtetet e Bjeshkëve të Nemuna mirren vesh për turizmin

Prishtinë, 4 nëntor - Shtetet e Bjeshkëve të Nemuna mirren vesh për turizmin - “Peaks of the Balkans” – Majat e Ballkanit në regjionin kufitar të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi
 
Zhvillimi i shtegut ndërkufitar të ecjes me emrin \"Peaks of the Balkans\"-Majat e Ballkanit, që lidh zonat malore të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi është fokusi i një projekti të zhvillimit të turizmit malor, i implementuar në bashkëpunim të ngushtë me institucionet partnere përkatëse nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) në emër të Qeverisë Gjermane.
 
Më 26 tetor 2011 në Podgoricë, Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), së bashku me Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi, Parkut Ballkanik të Paqes (B3P) dhe Organizatës Holandeze për Zhvillim (SNV), ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me autoritetet e policisë kufitare rreth çështjeve të vendkalimeve kufitare përgjatë shtegut të ecjes nëpër Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Në takim ka marrë pjesë edhe Arben Lila Kryetar i Federatës së Bjeshkatarëve të Kosovës, Virtyt Morina përfaqësues i Komunës së Pejes dhe shoqatës Marimanagat e Pejës, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Tregëtisë dhe Industrisë.

Përfaqësuesit e policive kufitare të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi patën diskutime shumë të suksesshme dhe kanë shkëmbyer përvoja me përfaqësues të ministrive përgjegjëse për zhvillimin e turizmit, organizata kombëtare të turizmit dhe përfaqësuesit e industrisë së turizmit.

Qëllimi i përbashkët i tryezës ishte përmirësimi i kushteve për zhvillimin e rajonit kufitar si një destinacion i përbashkët turistik, duke definuar një proces të organizimit të kalimeve kufitare për turistët malorë në malet e të tre shteteve jashtë vendkalimeve kufitare zyrtare.

Të tre vendet u akorduan për një procedurë të përbashkët të aplikimit për shtigjet ndërkufitare. Turistët duhet të aplikojnë për leje së paku 15 ditë më parë pranë autoriteteve policore në vendin nga i cili largohen, duke ofruar të gjitha të dhënat e nevojshme për anëtarët e grupit. Formulari i nevojshëm i aplikimit në gjuhën lokale dhe angleze do të ofrohen në zyrat e policisë kufitare, por edhe do të mund të shkarkohet në web-faqet e institucioneve përkatëse. Brenda afatit kohor prej15 ditësh, udhëheqësi i grupit do të informohen mbi rezultatin e aplikimit.

GIZ, B3P dhe SNV falënderojnë veçanërisht përfaqësuesit e drejtorive të policisë kufitare të tre vendeve për mbarëvajtjen e diskutimeve në frymë konstruktive dhe bashkëpunuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)