26 Prill 2024

Shtetasit e Kosovës e shohin Maqedoninë si atraksion turistik

Ohër, 13 prill - Turistët nga Kosova gjatë këtij sezoni po shikohen si “target” grupi i ri i turistëve në Maqedoni gjatë sezonit veror në Ohër dhe Strugë.

Këto janë edhe parashikimet e Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit në Maqedoni. Kjo agjenci ditëve të fundit ka prezantuar potencialet turistike në Panairin e turizmit në Kosovë.

Sipas kësaj agjencie, një numër i madh i agjencive turistike kosovare kanë shprehur interesat për ofertat që ka dhe që ofron Ohri dhe Struga, por edhe atraksionet e tjera turistike si Dojrani, Prespa, por edhe lokalitete malore turistike.

Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit në Maqedoni thekson se edhe turistët nga Kosova mund të hyjnë në grupin e turistëve që kryesisht bëjnë pjesë në kategorinë e atyre që kalojnë pushimet e fundjavave kryesisht në Ohër dhe Strugë.

Gjatë viteve të fundit është rritur numri i madh i turistëve nga Kosova kryesisht në Strugë, gjatë sezonit turistik veror. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)