28 Mars 2024

Shqipëria, vendi me tërheqës për turizëm në Evropën Lindore

Sofje, 12 qershor - Turizmi kulturor dhe ai fetar është një e veçantë që e ofron Shqipëria. Revista prestigjioze “Forbes” në një shkrim të saj e përmend Shqipërinë një ndër tri vendet e Ballkanit që mund të ofrojë atraksionet më të veçanta në Evropën Lindore, duke veçuar Kalanë e Beratit si një vend që duhet vizituar.

Sipas “Forbes”, Shqipëria, Bullgaria dhe Kroacia janë përmendur si vende që ofrojnë pika turistike me bukuri të veçanta. Në këtë shkrim përmenden disa pika kyçe në hartën e këtyre vendeve që veçohen për t’u vizituar, të cilat ofrojnë arkitektura historike, monumente natyrore dhe një kulturë të vendeve në fjalë, që më parë kanë qenë anashkaluar.

Sipas “Forbes”, Shqipëria cilësohet një destinacion turistik, që ofron një kala të jashtëzakonshme, të shekullit 13, pikërisht Kalanë e Beratit, e cila qëndron mbi një kodër me pamje nga lugina e lumit Osum, shumë e bukur.

“Forbes” përmend kishën bizantine afër katedrales së Shën Nikollës, shtëpinë ku ndodhen punimet e piktorit dhe ikonografit të shekullit 16, Onufri. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve prej më se 5 vitesh i ka kushtuar rëndësinë që duhet turizmit kulturor, duke miratuar projekte të veçanta për restaurimin e disa kishave shekullore.

Kjo ministri i ka dhënë vend të veçantë rijetëzimit të kishave duke i restauruar ato dhe duke i kthyer ndër pikat turistike me të vizituara. Kështu, Berati është futur në listën e UNESCO-s dhe zona muzeale e kalasë është ndër më të vizituarat në Shqipëri nga turistët e huaj. Pikërisht këtë zonë e veçon edhe revista prestigjioze për t’u vizituar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)