29 Mars 2024

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë magjia e Turizmit

Tiranë, 10 gusht - Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë magjia e Turizmit dhe këtë e dëshmon rritja e madhe e numrit të turistëve gjatë këtij sezoni. Kështu u shpreh kreyministri, Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë ku solli disa të dhëna lidhur me turistët që kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar- gusht.

“Kam kënaqësi të informoj qytetarët shqiptarë se nga 1 janari e deri më 8 gusht shtetas të huaj në Shqipëri kanë hyrë rreth 412 mijë (411 927) më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”- tha kryeministri.

Sipas tij, ata që parashikuan dhe përcaktuan Shqipërinë si destinacionin e parë të planetit, apo “Miss Turizmi” ata ishin profet, duke shtuar se rritja e këtyre 6 muajve justifikon profecinë e atyre që shpallen Shqipërinë e “Bukura e Dheut”.

Kryeminsitri nuk la pa përmendur edhe mangësitë duke u ndalur tek plehrat si problemi më shqetësues.

Berisha theksoi se Shqipëria duhet të dalë patjetër nga kultura e të hedhurit plehrat kudo përveç në shtëpi dhe lokal, ose ndryshe sipas tij, do të dëmtojmë rëndë një nga burimet kryesore të të ardhurave dhe imazhit të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)