19 Mars 2024

Shqipëri, turistët u shtuan edhe në vjeshtë

Tiranë, 20 janar - Hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese kanë pritur më shumë vizitorë vendas e të huaj veçanërisht nëntorin e kaluar.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i vizitorëve u rrit me 13.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Gati 50.9% e vizitorëve janë jo rezidentë mbi 39 mijë vetëm në këtë periudhë, ku dominojnë ata nga Kosova, ndjekur nga turistët italianë, vizitorët nga Anglia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara.

Pjesa më e madhe e tyre kanë zgjedhur të frekuentojnë rajonin qendror të Shqipërisë si dhe zonat bregdetare të vendit, duke u akomoduar kryesisht në hotele apo struktura të ngjashme me to.

Por, ajo që vihet re nga të dhënat është një rënie e numrit të netëqëndrimeve në tërësi nga vizitorët me 2.7% nëntorin e kaluar, megjithatë për turistët e huaj ky tregues rezulton në rritje në raport me nëntorin e vitit 2021.

Po ashtu, edhe norma e shfrytëzimit të dhomave e shtretërve, dy tregues që masin edhe përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese llogaritet në 9.7%, nga 10.9% ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, viti 2022 në tërësi është deri më tani viti më i mirë për sektorin e turizmit. Nga të dhënat e Instat përgjatë 11-mujorit në vend hynë mbi 7.1 milionë turistë të huaj shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Por, jo vetëm në numra vizitorësh, pasi edhe të ardhurat prej kapën shifra rekord në 2.2 miliardë euro në 9 muaj, ku gjysma e tyre janë shpenzime të kryera në kulmin e sezonit turistik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)