10 Dhjetor 2019

Shqipëri, Rriten shpenzimet e qytetarëve për turizëm

Tiranë, 4 shkurt - Shërbimet e udhëtimit zënë peshën më të madhe në llogarinë e shërbimeve, duke përbërë rreth tre të katërtat e të ardhurave dhe shpenzimeve totale. Bilanci neto i shërbimeve të udhëtimit shënoi një suficit prej rreth 84 milionë eurosh gjatë muajve janar-shtator 2009.

Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 543 milionë euro në tremujorin III, ose 40 për qind më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2008.

Ky vit është karakterizuar nga një rritje e konsiderueshme e numrit të udhëtarëve jorezidentë që kanë vizituar Shqipërinë, si dhe e shpenzimeve mesatare ditore të tyre, ndërkohë që, koeficienti i ditëqëndrimit vlerësohet në rënie ndaj një viti më parë.

Në të njëjtën mënyrë, rezidentët shqiptarë kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 453 milionë euro gjatë periudhës korrik-shtator 2009, ose 54 për qind më shumë se një vit më parë.

Në këtë rritje ka ndikuar kryesisht rritja numrit të udhëtarëve shqiptarë jashtë vendit, si dhe rritja e shpenzimeve mesatare ditore, ndërkohë që ka ruajtur të njëjtin nivel koeficienti i vlerësuar i ditëqëndrimit mesatar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 dhjetor 2019 - Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me OJQ-në Grupi kosovar për  Avokim, organizon një konferencë me fokus dhunën në baza gjinore, kundër grave nga pakicat rome, ashkali dhe egjiptiane. (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 9:30)

- Open Data Kosovo së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian organizon sesionin me titull "Si mund teknologjia të promovoj qeverisje të mirë të institucioneve publike". (Shtëpia e Europes, ora 9:30)

- Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, do të flasë në hapjen e Konferencës mbi Dezinformimin. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Këshillit Prokurorial do të bën lansimin e ndërlidhjes së sistemeve elektronike të Prokurorit të Shtetit, prokurorive dhe Policisë së Kosovës. (Salla e takimeve te Këshillit Prokurorial, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion organizon tryezë diskutimi lidhur me transparencen në financimin dhe në procesin e auditimit të partive politike, si qëndron Kosova në këtë aspekt?. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit do të publikoj udhërrëfyesin elektronik për të drejtat e njeriut. (Bibloteka Kombëtare, ora 10:00)

- Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës organizon konferencë për shtyp lidhur me situaten e krijuar dhe problemet qe ballafaqohet ky shërbim Emergjent, si dhe situata e krijuar e pa kjart dhe konfuze qe pritet ta percjell edhe ne vitin qe vjenë. (Lokalet e BSPK-es, ora 11-të) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në  Kompleksin Përkujtimor në Reçak. (Kompleksi Përkujtimor në Reçak, ora 11:30)

- Avokati i Popullit në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë për nder të shënimit të të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut organizon marshin me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të mbajë konference për media. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 14:00)

- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nënshkruan kontratat e para në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”, i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. (Kabineti i Ministrit te Infrastrukturës dhe Transportit, ora 14:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion organizon tryezë diskutimi lidhur me amnistinë e korrupsinit të profilit të lartë - "sinjalizimet e padegjuara të korrupsionit nga drejtesia'. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Muzeu i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës "Gjenocidi XX, ta kujtojmë të kaluarën, ta ndërtojmë të ardhmen" me autor Enver Hoxha. (Muzeu i Kosovës, ora 16:00)