23 Prill 2024

Shqipëri, 1.2 milionë turistë në 6 muaj

Tiranë, 8 korrik - Ministria e Turizmit të Shqipërisë ka bërë të ditur se 1.2 milionë turistë e kanë vizituar Shqipërinë gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti.

Zëvendësministrja e Turizmit, Suzana Turku tha sot se është rritur me 39 për qind numri i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe të ardhurat nga turizmi kanë shënuar rritje me 8.5% më shumë.

Znj.Turku tha se objektiv i Ministrisë së Turizmit është zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe shndërrimi i tij në degë kryesore të ekonomisë shqiptare.  Numrin më të madh të vizitorëve në Shqipëri e zënë ata kosovarë dhe maqedonas.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)