18 Nëntor 2019

Shenjëzimi i ngutshëm dhe i gabuar në Prizren

Prizren, 24 tetor - Komuna e Prizrenit në fillim të kësaj jave, në web faqen e saj zyrtare, ka njoftuar se me qëllim të promovimit të trashëgimisë kulturore dhe orientimit më të lehtë të vizitorëve të huaj, janë vendosur tabelat informuese që tregojnë drejtimin dhe largësinë e monumenteve kulturore apo institucioneve me rëndësi.

Projekti në fjalë është realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Rural, ndërsa tabelat janë vendosur në udhëkryqet kryesore të qytetit.

EC Ma Ndryshe konsideron se ky hap edhe pse shumë i vonshëm për Komunën e Prizrenit është një investim i duhur dhe i mirëseardhur. Megjithatë, EC vëren se ky projekt ka një sërë gabimesh që duhet të adresohen:

· Komunat e ndryshme të Kosovës gjatë viteve të fundit në raste të ndryshme kanë vendosur shenja për nevojat e tyre të promovimit dhe orientimit të vizitorëve. Fatkeqësisht, çështja e rregullimit të shenjëzimit të lokaliteteve të trashëgimisë kulturore nuk ka qenë e rregulluar deri vonë nga niveli qendror.

Më 20 shtator të këtij viti është përmbyllur procesi i konsultimit publik për Draft - Udhëzimin Administrativ Nr.XX/2018 për specifikat e Shënjimit të Trashëgimisë Kulturore dhe Vendeve Turistike të udhëhequr nga MKRS. Për këtë arsye EC konsideron se ky hap i Komunës së Prizrenit ka qenë i ngutshëm dhe paraqet shpenzim të paarsyeshëm të parasë publike për një investim, i cili së shpejti duhet të zëvendësohet në mënyrë që t’i përshtatet standardeve të kërkuara.

· Shenjat e vendosura kanë edhe gabime përmbajtësore dhe teknike. Shumica e shenjave kanë gabime të mëdha drejtshkrimore, pastaj në raste të caktuara ka pasaktësi, derisa nganjëherë përkthimet joadekuate në gjuhët përkatëse paraqesin defekte serioze. Po ashtu ka edhe gabime në kalkulim të distancave nga lokacioni i vendosur deri tek destinacioni.

EC rekomandon që Komuna e Prizrenit, gjegjësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Rural t’i merr parasysh çështjet e ngritura dhe t’i adresojë në mënyrë prioritare.

Për më tepër, në qershor të këtij viti EC Ma Ndryshe ka publikuar hulumtimin “Shenjëzimi dhe reklamimi kaotik në Qendrën Historike të Prizrenit”, i cili merret me identifikimin e fenomenit të degradimit vizuel të Qendrës Historike të Prizrenit përmes mungesës së shenjëzimit adekuat dhe reklamimit të pakontrolluar dhe zbatimit të ligjeve të aplikueshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 nëntor 2019 - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë me titull: “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”, që do të mbahet në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:00)

- Punëtorët teknik të qendrës studentore, punëtorët teknik të disa shkollave që menaxhohen nga komuna e Prishtinës, punëtorë teknik të Universitetit të Prishtinës, punëtorë të sigurimit fizik të UP-së dhe QMF-ve, punëtorët teknik të disa shkollave në Gjilan do të ndalin punën e tyre në shenjë pakënaqësie për pagën e tyre të ulët. (Protesta mbahet ne vendete e tyre te punës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e njëmbëdhjetë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Objekti i Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të organizojë një vizitë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në të cilën do të diskutojë për zhvillimet dhe arritjet në operacionalizimin dhe digjitalizimin e bazës kombëtare të të dhënave të evidencës penale, e zbatuar nga Sistemi qendror kombëtar i evidencës penale. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 10:15)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario dhe Komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi. (Kampi i Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it Film City, ora 10:30 - mediet duhet të arrijnë tek Porta kryesore e Kampit Film City jo më vonë se ora 9:30)

- Presidenti Thaçi dhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it. (Film City, ora 10:25)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Zëvendësdrejtori i Fondi Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang mbajnë konferencë për media. (Swis Diamand Hotel, ora 10:45)

- Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të mbajë aktivitet me fëmijët në kuadër të shënimit te 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. (Sheshin “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ organizon publikimin e analizës së Legjislacionit të Kosovës lidhur me Filantropinë dhe OJQ-të, me autor Qerkin Berisha. (Zyret e FIQ, Resource Center në Pejton, ora 14:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine organizon pritje ku do të dekorojë znj.Blerta Zeqiri, ''Kalorëse në Urdhrin e Artit dhe Letërsisë''. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- HANDIKOS organizon ceremoninë e hapjes së  ekspozitës me fotografi  “EmbraceMe-Kosovo”, me portrete nga jeta e nëntë personave nga Kosova, të punuara nga fotografja holandeze Karin Brongers. (Shtëpia e Evropës, ora 19:00)