19 Prill 2024

Rusia u vizitua nga 2 milionë turistë

Moskë, 6 dhjetor - Gati 2 milionë turistë nga vendet e huaja kanë vizituar Rusinë për periudhën janar-shtator të vitit 2011, shifër kjo që është 9,3% më e lartë se ajo e periudhës analogjike të vitit të kaluar, njoftoi Shërbimi Federal i Statistikës Shtetërore të Rusisë “Rosstat”, ndërkohë që pjesa e turistëve nga shtetet e huaja përbën 96% të gjithë fluksit të vizitorëve të huaj.

Turistët i tërheq trashëgimia e pasur kulturore e Rusisë dhe monumentet e antikitetit.

Përveç Moskës dhe Shën Petersburgut gëzojnë pupullaritet të madh midis turistëve edhe qytetet e vogla, që shquhen për historinë e tyre të moçme mjaft interesante, me monumentet e arkitekturës dhe muzetë e veta të mrekullueshme, të tillë si Novgorod i Madh (Veliky Novgorod), Vladimir, Dimitrov e kështu me radhë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)