28 Mars 2024

Rusia, në 2016-ën me hotel në hapësirë

Prishtinë, 17 gusht - Të lodhur nga pushimet e zakonshme apo nga vendet e mbushura plot ku nuk ka vend të lëvizësh? Atëherë, çfarë mendoni për një largim të vërtetë nga të gjitha në një vend me shumë hapësirë - në hapësirë?

Ditën e djeshme Rusia ka njoftuar mbi planet e saj për një hotel në orbitë 217 milje lart, i cili do të strehojë deri në 7 njerëz në katër kabina, dhe do të jetë i pajisur me dritare të mëdha për të parë Tokën poshtë.

Që të arrish atje do të jetë një aventurë më vete - do të duhen dy ditë në një raketë Soyuz - dhe nuk do të jetë një \"shpenzim i zakonshëm\": Një qëndrim 5 ditor do të kushtojë 100,000 stërlina, mbi 500,000 stërlina për udhëtimin tuaj.

Hoteli ose sipas emrit të tij \"Commercial Space\" (hapësira komerciale), do të hapet në vitin 2016, dhe sipas krijuesve, do të jetë shumë më i rehatshëm se stacionet hapësinore që përdoren nga astronautët dhe kozmonautët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)