28 Mars 2024

Rrjeti i hoteleve “Accor Hotels” planifikon të hyjë në tregun Kosovë

Prishtinë, 31 janar - Zv. Kryeministri dhe Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi sot ka pritur në takim Presidentin e kompanisë “Global Hotel Investments” AG Roger Maibach, kompani kjo e cila në partneritet me rrjetin më të madh të hoteleve në botë “Accor Hotels” ka dorëzuar aplikacionin për statusin e Investitorit Strategjik për Hotel Grand në Prishtinë.

“Accor Hotels” është një rrjet global i hoteleve dhe lider i tregut në Evropë, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi. Ky rrjet posedon 4300 hotele në 100 shtete.

Në kuadër të këtij grupi veprojnë hotelet më të njohura botërore si: Movenpick, Fairmont, Sofitel, Rixos, Pullman, Swissotel, Grand Mercure, Novotel, Ibis etj.

Presidenti i Global Hotel Investments AG, z. Roger Maibach, potencoi që ky rrjet i hoteleve së shpejti do të jetë prezent edhe në Shqipëri, Mal te Zi dhe Maqedoni.

Aplikimi i një rrjeti me reputacion si Accor Hotels për të hyrë në tregun e Kosovës është fat i mirë dhe gjithsesi do të kontribuojë edhe në interesimin e kompanive të tjera të këtyre përmasave për fitimin e statusit të investitorëve strategjik në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)