20 Prill 2024

Rritet numri i shtetasve të huaj të hyrë Shqipëri

Tiranë, 22 gusht - Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në shtatëmujorin e 2017-ës është 5.199.145, duke u rritur me 5,6 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016, sipas raportit të publikuar sot nga Instituti i Statistikave i Republikës së Shqipërisë (INSTAT).

Sipas INSTAT-it, numri i shtetasve të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë gjatë muajt korrik të këtij viti është 864.023, ku krahasuar me korrik 2016, ky numër për këtë muaj është ulur me 0,1 për qind.

Në korrik 2017, ndër dhjetë vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, ato nga Zvicra kanë pësuar rritjen më të madhe me 52,3 për qind, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Kosova me 33,2 për qind.

Në shtatëmujorin 2017, ndër dhjetë vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, rritja më e madhe e hyrjeve ka ardhur nga Polonia me 71,1 për qind dhe rënia më e madhe nga Kosova me 17,3 për qind”, thuhet në njoftim e Institutit të Statistikave.

Hyrjet e shtetasve të huaj në muajin korrik 2017, në rrugë tokësore zënë pjesën më të madhe të hyrjeve, gjithsej me 76,9 për qind, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 11,9 për qind dhe detare 11,2 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)