23 Korrik 2019

Rreth 8 milionë turistë të huaj vizituan Stambollin

Stambolli, 9 tetor - Numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Stambolli është rritur 30% duke sjellë përfitime të larta për vendin.

Rritja e numrit të turistëve të huaj që kanë vizituar Stambollin ka vazhduar edhe gjatë muajit shtator.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, gjatë 9 muajve të fundit, Stambolli është vizituar nga 8 milionë turistë të huaj.

Në muajin shtator, numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Stambollin, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 30% duke arritur në 1 milionë e 45 mijë e 896. 

Numri i përgjithshëm i vizitorëve të huaj gjatë 9 muajve të parë vitit, të krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur 13%.

E parë nga ana e nënshtetësisë së vizitorëve, Gjermania është e para me 736 mijë e 444 turistë, Irani i dyti me 636 mijë e 815 turistë dhe në vend të tretë vjen Arabia Saudite me 470 mijë e 557 mijë turistë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)