28 Mars 2024

Rekord turistësh në Antalia

Antali, 2 dhjetor - Numri i turistëve që kanë mbërritur me rrugë tokësore në Anltalia, qytet që tërheq vizitorë nga të katërta anët e botës, gjatë periudhës janar-nëntor në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, regjistroi një rritje prej 17%.

Numri i turistëve që kanë mbërritur me rrugë tokësore në Antalia, qytet që tërheq vizitorë nga të katërta anët e botës, gjatë periudhës janar-nëntor në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, regjistroi një rritje prej 17% duke arritur në 15 milionë turistë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të Antalias, qyteti që vitin e kaluar theu rekordin e të gjitha kohërave me 13 milionë e 642 mijë turistë, në 11 muajt e këtij viti ka mirëpritur mbi 15 milionë turistë.

E parë nga aspekti i vendeve nga kanë ardhur turistët, Rusia zë vendin e parë. Ndërmjet datave 1 janar-30 nëntor nga Rusia kanë ardhur 5 milionë e 524 mijë e 160 rusë. Edhe në numrin e turistëve të ardhur nga ky vend është regjistruar një rritje prej 16%. 

Vendin e dytë e zë Gjermania me 2 milionë e 602 mijë e 725 turistë me një rritje prej 15,5%.

Radhitja sipas vendeve nga të cilat kanë ardhur më shumë turistë është; Ukraina, Anglia, Polonia, Holanda, Rumania, Kazakistani, Republika e Çekisë dhe Suedia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)