29 Mars 2024

Protestohet kundër ndërtimit të Laurës në Grykën e Rugovës

Pejë, 8 prill - Sot në qendrën e qytetit të Pejës, Komuniteti i zonës së Rugovës dhe qytetarët e Pejës në përkrahjen e Shoqërisë Civilë kanë protestuar protestë masive kundër ndërtimit të Laurës në Grykën e Rugovës.

Komuniteti i zonës së Rugovës dhe qytetarët e Pejës në përkrahjen e Shoqërisë Civilë e kanë protestuar në shenjë paknaqësie për veprimet e institucioneve tona në ndërtimin e Laurës në Gryken e Rugovës pa diskutime paraprake dhe pa ditur se për cka po ndërtohet kjo Laurë, që banorët e zonës e shohin si kufizim të zhvillimit të kësaj zone dhe qasje të lirë të qytetarëve të Kosovës në ketë zone turistike.

Në emër të banorëve ka folur Agron Nikqi, i cili ka thënë se nuk do të lejojnë që të vendosen barriera të tilla.

"Kemi dal për të protestuar ndaj të gjithë atyre që po i vërsulen Rugovës. Zanafillat e këtyre rampave janë të papranueshme. Të gjithë kryetarët e fshatrave të Rugovës janë kundër. Kjo barrierë e ka zanafillën më larg, që nga shpallja e parkut nacional, pa i konsultuar me askënd. Ligji i parkut për 14 zonat të ndryshojë. Nuk pranojmë me qitë laura dhe me bë pagesa për të vizituar bukuritë e Rugovës", tha ai.

Sipas tij, asnjëherë nuk do e pranojnë këtë laurë.

Ndërsa Veton Mulaj, në emër të shoqërisë civile tha se do e largojnë atë edhe me dhunë.

"Nuk lejojmë barriera në Rugovë, fatkeqësisht me revoltë barrierat do ta pësojnë siç e kanë pësuar të premten. Institucionet tona duhet të kuptojnë se demokracia nuk ndërtohet pa qytetarët. Parku nacional në Rugovë është bërë pa konsultimin e banorëve, demarkacioni është bërë pa konsultime me banorët."

"Shoqëria civile është në përkrahje të banorëve. Na duhet që të veprojmë me të gjitha forcat që t’iu tregojmë se nuk lejojmë. Është një masë që ndalon zhvillimin e Rugovës. Kjo është një taksë që po vendosin për qytetarët. Kjo nuk lejohet për Rugovën tonë", tha ai.

Përfaqësuesi i Komunitetit të banorëve të Rugovës Flamur Rexhbogaj tha se laura e pengon zhvillimin e turizmit në Kosovë.

"Rugova është zonë e banuar, pronë që e ka një pronar. Iniciativa të tilla do ta ndal zhvillimin e turizmit në trevën e Rugovës. Veprime të tilla tregojnë gatishmërinë për të shkelur gjithçka për interesa personale. Laurat u vendosen spitalet, aeroporteve, por këto nuk kanë të bëjnë me Rugovën. Lëvizjes jonë duhet të jetë e lirë dhe pa asnjë laurë. Laura do ti pasurojë ata por neve do të na skllavërojë. T’i mbrojmë të drejtat tona", tha ai.

Ata kanë kërkuar që të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e kuvendit të komunës së Pejës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)