30 Mars 2020

Promovohet projekti për krijimin e ambientit si destinacion turistik në Gorozhup

Prizren, 5 mars - Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot do të bëhet promovimi i projektit për krijimin e ambientit si destinacion turistik në Gorozhup, projekt ky i Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik.

Në këtë aktivitet që do të realizohet në Gorozhup nga ora 10:00, do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi, dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, znj. Sevil Kazaz.

Fshati Gorozhub është fshati më i afërt i malit Pashtrik. Në vendbanimet rreth këtij mali kanë jetuar Pirustët dhe Dardanët, gjurmët e të cilave fise ilire në këto anë i hasim edhe sot në shumë toponime, në gjetjet gjatë gjurmime arkeologjike, në emra të vendbanimeve, që ruajnë trajta nga më të lashtat të periudhës ilire.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 mars 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me propozimin për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovecit, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "AKB reagon ndaj Propozimit të Pakos së Qeverisë për mbështetjen e bizneseve". (Zyret e AKB-ës, ora 12:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht koordinator i shtabit emergjent, Visar Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari mbajn konferencë për media lidhur me masat e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit kundër pandemisë COVID-19. (Shtëpinë e Bardhë ora 14:00)

 

- Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia do të nënshkruajë sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19. (Ceremonia e sotshme e nënshkrimit do të transmetohet drejtpërdrejt në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë @EuropeanUnionInKosovo, ora 17:00)