19 Mars 2024

Promovohet guida turistike për Kosovën në holandisht

Hagë, 17 maj - Është promovuar në Hagë guida e parë për Kosovën në gjuhën holandeze, një libërth që jepë një përmbledhje të gjërave më të mira për të vizituar vendin tonë. 

Libri i shkruar nga Gerda Mulder është botuar nga kompania numër një në Holandë për guida turistike, përderisa ngjarjen e promovimit e ka organizuar Ambasada e Kosovës në Hagë, e cila mblodhi dashamirët e rajonit në hapsirat e saja. 

Ambasadori Lirim Grajçevci, kishte ftuar edhe ish ambasadorin e OSBE-së në Kosovë holandezin Dan Everts, Konsulin kosovarë të nderit Robert Bosch si dhe mysafirë të tjerë të cilët përveç ofertës turistike të Kosovës patën shansin që të provojnë edhe verërat kosovare. 

Autorja prezantoi botimin dhe shfaqi disa fotografi nga vendi duke përfshi edhe një ndarje të kryeqytetit të Kosovës si Prishtina Otomane, Prishtina Jugoslave dhe Prishtina kosovare. Guida më së shumti përfshinë Kosovën urbane mirëpo me përshkrime të tjera të asaj rurale dhe vizitave që mund t’i bëhen bjeshkëve. Ajo veçoi Muzeun etnologjik në Prishtinë dhe Gjakovë, Kullat në Drenovc, si dhe turizmin avanturer në qytetin e Pejës.

Nga ana e tij gazetari dhe pronari i kompanisë Balkan Natural Adventure nga Peja, Virtyt Gacaferri prezantoi ofertën e Kosovës sa i përket natyrës duke theksuar biodiverzitetin e bjeshkëve të Kosovës. 

“Përkundër mangësive në menagjimin e mbeturinave, në Kosovë mund të gjeni natyrën më të paprekur në Evropë. Në bjeshkët tona nuk ka bujqësi të industrializuar, bari nuk prehet dhe bimët kanë jetë të plotë”, ka shpjeguar Gacaferri në mes të tjerash. 

Në Kosovë numri i turistëve holandez është shumë i vogël përderisa ky libër mund të ndihmojë rritjen e tyre. Në vitin 2018 sipas Zyrës së Statistikave të Kosovës, vendin e kanë vizituar 3100 vizitorë nga Holanda, për ndryshim prej 17 mijë nga Gjermania.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)