18 Prill 2024

Prezantohet "Produkti Turistik i Kosovës" në Shqipëri

Tiranë, 1 tetor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, dje në mënyrë solemne prezantoi "Produktin Turistik të Kosovës”, aktivitet  i cili po mbahet në Muzeun Kombëtar të Tiranës, për  të promovuar vlerat turistike të Kosovës.

Në fjalimin e tij, ministri Lutfi Zharku, ndër të tjera tha: " Turizmi si aktivitet shoqëror-ekonomik është një mundësi shumë e mirë për cilindo vend dhe regjion, të shfrytëzohet për zhvillim të hovshëm ekonomik, dhe po ashtu është mënyrë profitabile e ruajtjes së bukurive natyrore dhe trashëgimisë kuluroro-historike të rajoneve të caktuara. Sot, turizmi radhitet në grupin e industrive më të zhvilluara të ekonomisë botërore.

Efekti pozitiv i zhvillimit të industrisë së turizmit, nuk është i kufizuar vetëm në këtë sektor, por ai reflekton edhe në zhvillimin e sektorëve tjerë të ekonomisë", theksoi ministri Zharku.

Ky aktivitet i organizuar nga Asociacioni Kosovar i Turizmit (KOTAS) është mbështetur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë, me qëllim të promovimit të turizmit të Kosovës.

Në prezantim të produktit turistik, që po prezantohet për herë të dytë, po marrinë pjesë biznese dhe organizata nga Kosova, si: agjenci udhëtimesh, përfaqësues të hoteleve e restoranteve, prodhues të verërave dhe birrës, përfaqësuese të artizanatit, përfaqësues të artit dhe përfaqësues të shumë kompanive dhe organizatave tjera, që janë të interesuara të ndërtojnë industrinë turistike në Kosovë.

Në kuadër të këtij organizimi do të mbahet edhe tryeza me temën: ”Zhvillimi i Produktit turistik në nivel rajonal”, ku do të jenë të pranishëm edhe  përfaqësuesit e Ministrisë e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës.

Prezantimi i Produktit Turistik të Kosovës, që po mbahet në Tiranë, do të zgjasë nga data 30 shtator  e deri më 1 tetor 2010.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)