03 Gusht 2020

Prezantohen hartat e turizmit kulturor në Prishtinë

Prishtinë, 17 janar - Për të përmbyllur projektin e EUNIC Cluster Prishtina “Promovimi i turizmit  në Prishtinë” Ambasada Franceze dhe EUNIC Cluster Prishtina në bashkëpunim me komunën e Prishtinës organizojnë konferencën “Promovimi i turizmit kulturor në Prishtinë".
 
Në konferencë do të prezantohen edhe harta e komunës së Prishtinës e përkthyer në gjuhën frënge, italiane dhe gjermane.

Krijimi i "Cluster Eunic Prishtina" u regjistrua në Bruksel, në qershor 2018 nga Asambleja e fundit e përgjithshme e EUNIC Global, rrjeti i instituteve kulturore kombëtare të Bashkimit Evropian.

Kjo iniciativë  mbështetet nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe është e hapur për të gjitha shtetet anëtare të përfaqësuara në Kosovë.

Ambasada e Francës është duke e mbajtur presidencën e EUNIC Cluster që nga themelimi.

Vendet themeluese të grupit kanë miratuar një strategji që synon koordinimin e aktiviteteve kulturore të anëtarëve të saj dhe forcimin e institucioneve publike në nivel qendror dhe lokal në aktivitetet e tyre kulturore.

Kjo iniciativë fillimisht u përkrah nga disa shtete anëtare të BE (Francë, Gjermani, Austri, Itali, Hungari dhe Luksemburg), Zyra e BE-së në Prishtinë, Aleanca Française dhe Goethe Zentrum në Prishtinë. Aktorët kulturorë kosovarë mund të përfitojnë nga sinergjitë e krijuara duke bashkuar aktivitetet e partnerëve të BE-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2020 - Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, mbajnë porotestë simbolike (Para objektit të Qeverisë, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot do të vizitojë Inspektoratin Policor të Kosovës, ku do të pritet nga u.d Kryeshefi, Kushtrim Hodaj. (Ambientet e IPK-së në Hajvali.  ora 10:00)

- Pronarët e pishinave do ta mbajnë një protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë. (Sheshi “Skëndërbeu”, ora 14:00)