20 Shtator 2019

Politikat e Trump ndikojnë negativisht në sektorin e turizmit amerikan

Washington, 2 shkurt - Deklarimet e presidentit amerikan Donald Trump dhe ndalesa e udhëtimit që ai dëshiron të aplikojë ndaj shtatë shteteve myslimane, ka ndikuar në sektorin e turizmit dhe transportit, ndërsa rënia e shitjes së biletave të avionit solli humbje të mëdha që kur Tump është zgjedhur president.

Sipas të dhënave të agjencive turistike, është vërejtur rënie serioze në mbarë botën, në udhëtimet për në SHBA. Njoftohet se plani i administratës së Trumpit për ndalesën ndaj 7 shteteve shkaktoi rënien e interesimit për udhëtim në SHBA, jo vetëm nga këto vende por edhe në mbarë botën.

Sipas një artikulli të gazetës britanike “The Guardian”, të dhënat e aplikacionit të smart telefonave Hopper kanë treguar se në krahasimet e bëra me periudhën e fundit të qeverisjes së Barack Obamas, kërkesat për fluturime për në SHBA në mbarë botën kanë shënuar rënie prej 17 përqind.

Ndërsa zyrtarët e Hopper, bëjnë të ditur se kërkimet nuk kanë të bëjnë me një rënie periodike sepse në periudhën e njëjtë vitin e kaluar është shënuar një rënie vetëm prej 1.8 përqind për në SHBA.

Zyrtarët e Hopper janë shprehur se kërkesat për fluturime në SHBA kanë shënuar rënie në 94 shtete nga gjithsej 122 shtete, ndërsa kërkesat për udhëtime nga Rusia kanë shënuar rritje prej 88 përqind.

Të dhënat e publikuara në fillim të javës nga faqja për kërkime turistike Kayak, tregojnë se është shënuar rënie në kërkimet për udhëtimet nga Britania e Madhe për në një ndër qytetet e njohura turistike amerikane, Orlando, me 58 përqind, ndërsa në kërkimet për në Miami është shënuar rënie prej 52 përqind.

Kayak, duke potencuar se ndryshimet në çmimet e biletave të avionëve ndodhin zakonisht për një afat më të gjatë, rënia e interesimit ka sjellë në rënien e çmimeve mesatare të hoteleve. Çmimi mesatar i hoteleve në Las Vegas ka shënuar rënie prej 39 përqind ndërsa në New York prej 32 përqind.

Unioni i Ndërmarrjeve Turistike Globale, ka deklaruar se qeverisja e Trumpit ka shkaktuar humbje në vlerë prej 185 milionë dollarë në industrinë e turizmit.

Pas ndalesës që Trump dëshiron të aplikojë ndaj shtatë vendeve myslimane, në kërkimet për bileta të avionëve për në SHBA në shtetet të cilat nuk janë në listë, është shënuar rënie prej 30 përqind. Në kërkimet për avionë nga Arabia Saudite është shënuar rënie prej 33 përqind, ndërsa në kërkimet në Bahrein është shënuar rënie prej 37 përqind.

Ndëkaq, në shtatë vendet të cilat bëjnë pjesë në listë, në rezervimet e bëra për në SHBA, është shënuar rënie prej 80 përqind.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, dorëzon në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti merr pjesë në përvjetorin e TV Mitrovica. (Mitrovicë, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me rininë e LDK-së në Gjilan. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan, ora 16:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Gushavc. (fshati Gushavc, Mitrovicë, ora 17:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me gratë e Gjilanit. (Teatri e qytetit, ora 17:30)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Zhabar. (fshati Zhabar, Mitrovicë, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim mobilizues. (Mitrovicë, ora 19:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Vushtrri. (Vushtrri, ora 21:00)