26 Prill 2024

Poliçani, fshat me potenciale të turizmit natyror

Gjirokastër, 22 qershor - Dikur, rreth 400 vjet më parë, në fshatin Poliçan, 40 kilometra në juglindje të qytetit të Gjirokastrës, numëroheshin 700 familje me 3 mijë banorë. Ndërsa sot, pas katër shekujsh, jetojnë vetëm 60 familje me 350 banorë.
 
Por, Poliçani, fshati që shtrihet në malin e Zagorisë ka një peizazh natyror të mrekullueshëm dhe shumë banorë të tij, megjithëse jetojnë në qytet ia dinë vlerat kësaj zone që mbart një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit natyror.
 
“Njerëzia këto vende i kërkon me qiri, ndërsa unë pothuajse e kam të shtruar\", thotë Panajot Kuro, një qytetar i Gjirokastrës duke nënvizuar se banorët e zonës janë të lidhur shumë me blegtorinë.  

Poliçani, fshati që përfshihet në komunën e Pogonit, ka si simbol lisat, në lartësinë afro 770 metra mbi nivelin e detit dhe që dallohen për formë të rregullt të kurorës.   

Lisat kanë një lartësi që varion nga 20-27 metra, diametri i trungut 160-170 cm dhe kanë një moshë mesatare 200-vjeçare.

Nga ana tjetër fshati Poliçan ka potenciale të mjaftueshme për zhvillimin e turizmit natyror.    

Një vit më parë ka nisur të ndërtohet rruga e re Dhrimadhe-Pogon, me gjatësi 25 km, bashkëfinancim i qeverisë shqiptare me Bashkimin Evropian, me vlerën 1.2 milionë euro.   

Arti i kulinarisë i kësaj ane përveç që është mjaft i pasur dhe prodhimet bujqësore është edhe BIO.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)