27 Prill 2024

Pogradeci tërheq turistët përmes investimesh

Pogradec, 7 tetor - Qyteti i Pogradecit, në Juglindje të Shqipërisë, vazhdon të vizitohet edhe gjatë stinës së vjeshtës nga qindra turistë vendas dhe të huaj.

Banorët thonë se përmirësimi i pastrimit të zonës së Liqenit dhe shtimi hoteleve familjare  kane  rritur kohet  e fundit interesin e vizitoreve.

Banorët po u kërkojnë autoriteteve  të paraqesin kërkesën që  Pogradeci të  listohet   në Pasuritë Botërore të UNESCOS , ashtu si qyteti fqinj  i Ohrit në  Maqedoni.

Pogradeci është një qytet turistik me mundësi të shumta për çlodhje dhe argëtim, me bukuri natyrore të rralla, pejsazhe të mahnitëshme piktoreske, është vendi i përshtatshëm dhe i duhur për turistët e të gjitha moshave dhe ku njerëzit me mikpritjen, dashamirësinë dhe çiltërsinë e tyre ja shtojnë edhe më shumë bukurinë, vlerat e tij dhe nuk të lenë të largohesh pa marrë me vete kujtimet mbresëlënëse, dashurinë dhe mallin për t`u rikthyer sërisht.

Pogradeci njihet për liqenin e tij, i cili i jep një veçanti qytetit dhe vlera të mëdha turistike, por Pogradeci nuk ofron vetëm kaq.

Ai ofron më shumë se mundësinë për të kaluar pushimet verore ku njerëzit çlodhen nën freskinë e liqenit dhe ajërin e pastër, çlodhen me shëtitjet përgjatë bregut të liqenit, apo shijojnë plazhin ku fëmijët luajnë në rërë dhe në ujë ndërsa të rriturit rinë nën hijet e çadrave të mëdhaja të plazhit dhe marrin rrezet e diellit, aty ku peshkatarët ulen në varkat e tyre shumëngjyrëshe, nxjerrin gjahun e kapur dhe përgatisin rrjetat për gjuetinë e së nesërmes.

Pogradeci është quajtur qyteti i luleve, qyteti i traditave të shumta, qyteti i njerëzve mikpritës, dashamirës dhe paqësorë, ku 300 ditë në vit janë me diell e qiell të pastër, ku bora zbardh gjithçka në stinën e dimrit dhe hapja e buteve të verës të rikujton traditën e vjetër pogradecar që vazhdon edhe sot, ku gjelbërimi është gjithëvjetor, ku bëhet plazh në rërën e artë gjatë stinës verore, ku shijohen bukuritë e rilindjes natyrore në stinën e pranverës dhe shumëllojshmëria e frutave në stinën e vjeshtës.

Pogradeci ka edhe mundësi të tjera argëtimi për të apasionuarit e natyrës dhe relievit natyror, malet e shumta që e rrethojnë japim mundësi të pafundme për të eksploruar relievin e thyer dhe të egër (ashpër) të kësaj zone, me male dhe me lugina, me fusha dhe me gropa liqenore, të cilat fshehin në gjirin e tyre një histori mijëravjeçare, një kulturë dhe një trashëgimi të madhe për të gjithë ata që duan ta eksplorojnë dhe të zbulojnë gjithçka rreth tyre.

Monumentet kulturore si mozaiku i Linit, Varrezat e Selcës etj, janë të shoqëruara me bukurinë e rrallë natyrore që ofron peisazhe vërtet të rralla dhe të mahnitëshme, të cilat të bëjnë të harrosh kohën dhe të humbasësh në kujtime dhe në mendime të bukura.

Pogradeci është i bukur në të gjitha stinët e vitit, ajri i pastër dhe klima e shëndetshme, bardhësia e borës në Malin e Thatë qëndron për më shumë se gjysmën e vitit duke e mbuluar plotësisht majën e tij, shpendët e egra, mjelmat, pulbardhat, guzat ja shtojnë gjallërinë dhe bukurinë jo vetëm liqenit, por edhe qytetit.

Shëtitorja përgjatë liqenit shoqërohet edhe me pamjen e mrekullueshme të parkut të qytetit, i cili ka shumëllojshmëri lulesh dhe pemësh, me stola të shumtë, që ju lejojnë të sodisni dhe të shijoni natyrën çlodhëse.

Ju do të gjeni shumë bare dhe restorante, shtëpi pushimi dhe hotele të rinj të ndërtuar me koncept modern gërshetuara me arkitekturën karakteristike të qytetit të vjetër siç është edhe lagjia e vjetër karakteristike dhe tradicionale pogradecare e “Toplecit”, ku kanë jetuar edhe poetët e mëdhenj, Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli.

Pejsazhet piktoreske e bëjnë qëndrimin në Pogradec një kënaqësi të paharrueshme. Nga Lini deri në Tushemisht tashmë ka një sërë hotelesh komode të ndërtuara sipas kërkesave bashkëkohore si, Shën Naumi, kompleksi turistik Lyhnidas, Sirena, Borana, Enkelana, Royal, Tea, 1 Maji, Millenium, Vila e Arte, etj. Pogradeci ka 31 hotele me 954 shtretër dhe turizmi familjar ofron rreth 18 000 shtretër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)