25 Prill 2024

Plazhi i Durresit duket i braktisur

  Durrës, 14 gusht - Shqipëria deklarohet në pikun e sezonit turistik dhe një destinacion turistik i preferuar nga të huajt dhe shqiptarët e Kosovës në vecanti.

Por plazhi i Durresit, plazhi me i madh dhe me masivi ne vend, i cili prej vitesh ishte bere destinacioni edhe i pushuesve nga Kosova e shqiptaret e Maqedonise, sivjet duket i braktisur.

Niveli i larte i ndotjes ne det, mungesa e rendit dhe rregullit, abuzimi nder vite me cmimet, mungesa e insfrastruktures se nevojshme te hoteleve per pushuesit ka bere qe Durresi te braktiset gradualisht dhe kjo vere ka qene vertet e trishte per pronaret e hoteleve dhe banoret qe jetojne me qirate e pushuesve.

Halimi dhe Mehmeti jane dy te moshuar, qe cdo dite dalin buze rruges per te bere te ndalojne te pakten pushuesit kosovare ne dhomat qe ata leshojne me qira.Tashme kanë ulur dhe cmimet, por numri i pushuesve ka rene ndjeshem.

Edhe ata pushues kosovare qe me pare zgjidhnin Durresin, tashme zgjedhin plazhet e veriut si Shengjini dhe Velipoja ose akoma më në veri, ne Ulqin. Kjo ka shqetesuar jo vetem ata qe ofrojne turizëm familjar, por dhe operatoret turistike.

Përtej euforisë se shifrave zyrtare Durresi është në agoni. Hotelet po thuasje jane te boshatisura dhe ata pak pushues qe jane ndalur, preferojne te blejne ushqimet e te gatuajne vete duke shpenzuar gjithnje e me pak.

Plazhi i Durresit eshte shembulli me tipik i shkaterrimit si pasoje e babezise se njeriut dhe papergjegjshmerise se pushtetit. Me apo pa leje, vija bregdetare e ketij plazhi u shnderrua ne njegeto moderne, ku hotelet qe ofrojne vetem fjetje, pushtuan me vrull te gjithe siperfaqen deri edhe fare prane vijes se ujit.

Pangopshmeria vazhdon, duke mbjelle me pallate edhe ate siperfaqe qe mund te kishte shpetuar deri tani neper kodra. Edhe pse pjesa me e madhe e apartamenteve kane mbetur te pashitura, ndertuesit nuk terhiqen nga betonizimi i kesaj zone turistike.

Moda e blerjes se apartamenteve ne plazh nga banoret e Tiranes duket se tashme eshte vjeteruar dhe shume prej tyre po kerkojne t′i shesin. Pa asnje infrastrukture te nevojshme per pushuesit, e me hapesira qe ngushtohen nga viti ne vit, me shume se nje zone turistike, plazhi i Durresit u shnderrua ne nje kompleks gjigant konviktesh, ku edhe me te varferit nuk po preferojne me te pushojne.

Kjo eshte hakmarrja e betonizimit dhe ndotjes, shkaterrimit te mjedisit dhe shperfillja raportit me natyren, e cila duhet lexuar mire edhe nga zonat e tjera turisitke te vendit, vecanerisht ne Jug, ku epidemia e ndertimeve nuk ka marre ende permasat e mallkimit me emrin Golem./TCH/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)