24 Shtator 2018

Plazhi i Dhërmiut shndërrohet në arenën më të madhe të muzikës në rajon

Dhërmi, 27 qershor - Për 7 ditë në 24 orë, plazhi i Dhërmiut u shndërrua në arenën më të madhe të muzikës në rajon. 

Me performanca të 120 DJ më të njohur të botës të vendosur në disa skena përgjatë gjithë zonës së plazhit. 

Publiku,  mbi 2 mijë turistë,  pjesa dërrmuese e të cilëve nga Britania e Madhe, ndërsa të tjerët nga rajoni e vende të tjera, të cilët ndjekin Kala Festival.

Ky është një nga eventet më mëdha muzikore që këtë herë zgjodhi si destinacion Shqipërinë.

I pranishëm në një nga netët e këtij festivali, ministri i Turizmit dhe Mjedisit theksoi se për një javë të tërë, Dhërmiu është shndërruar në një vend magjik për turistët e huaj.

Ministri Klosi shprehu bindjen se afrimi i këtij festivali por edhe eventeve të tjera të standarteve ndërkombëtare gjatë tre viteve të ardhshme do të cojnë numrin e turistëve që ndjekin këto ngjarje në 70 mijë vetë.

“Sot plazhet shqiptare janë mbushur me turistë të huaj. numri i turistëve është i madh dhe ne ndihemi optimistë që vera do të jetë e magjishme këtë vit “- tha për mediat  ministri Klosi duke shtuar se ndryshe nga cdo vit, këtë sezon Shqipëria ka  500 festa të organizuara në mbarë vendin.

Organizatorët e Kala Festival tregojnw pse zgjodhen Shqiperine mes shume destinacioneve.

“Kemi drejtuar festivale në mbarë botën, në Spanjë, Francë, Andora dhe donim një gjë të re. Kerkonim një vend të ri muzikor që të mblidhnim publikun e huaj. Një vit më parë erdha në Shqipëri dhe një miku im më tha që të shikoja edhe këtë vend. Kam qenë në Shqipëri 10 vjet më parë, por vetëm në Tiranë. Nuk i njihja plazhet, erdha i pashë dhe ja ku jemi këtu.” – u shpreh menaxheri i Kala festival.

Duke iu përgjigjur medias për përshtypjet e turistëve mbi vendin tonë, ai u përgjigj se do të rikthehet sërish në Shqipëri dhe jo vetëm ai: “Nëse i pyesni ata që kanë ardhur këtu do t’ju thonë sesa e duan Shqipërinë. Ne vlerësojmë natyrën e mrekullueshme, mikpritjen e jashtëzakonshme dhe ushqimin tradicional”.

Kala festival është i njohur në arenën ndërkombëtare si një festival që zhvillohet në vende të ndryshme të cilat konkurojnë për të fituar organizimin e tij në vendin e tyre.

Por këtë herë organizatorët përzgjodhën Shqipërinë dhe konkretisht plazhin e Dhërmiut për të zhvilluar për një javë të tërë, performancat e DJ-ve më të mirë.

 

Kalendari

Ngajrjet e datës 24 shtator 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës, shqyrtimi i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)


- Misioni i OSBE-së do të publikojë dy raporte që kanë të bëjnë me legjislacionin dygjuhësh dhe respektimin e të drejtave gjuhësore në Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta për shënimin e Ditës Evropiane të Gjuhëve. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e Diskutimit me temë "Monitorimi i Planit Strategjik të KPK-së: Ku po qëndron sistemi prokurorial në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik?". (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës së Sportit Evripian Federate e çiklizimit te Kosovës organizon garën e hapur çiklistike për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat nga 20 deri 100 km. (Gjilan, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të shoqëroj Drejtoreshën e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, gjatë vizitës ku ata do të përcjellin një Vullnetare të Korpusit të Paqës në punë në shkollën e saj në një fshat të Kosovës. (Shkolla fillore “Nëna Tereza”, fshati Vranidoll, ora 11:15)

- Organizata ETEA, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do ta organizojë “Ditën e Librit të Ndaluar” me temën “Librat digjen, (por) idetë jo”, si përgjigje ndaj cenzurës, me theks të veçantë te cenzurimi i librave. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha për Eksport në UniCredit Bank Austria AG Sabina Eder do të nënshkruajnë marrëveshjen për kredi në vlerë prej 5.349 milionë euro për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 15:00)

- Mbahet diskutim i hapur me shkrimtarin dhe publicistin Veton Surroi mbi temën “Librat digjen, (por) idetë jo” me moderim nga Liridona Sijarina. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 15:00)

- Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohen me Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Republikën e Shqipërisë.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 15:00)

- Organizohet shfaqja e filmit “Fahrenheit 451” në bashkëpunim me “Film n’park”. (Parku i Qytetit të Prishtinës, ora 19:00)