18 Janar 2020

Përurohet shtegu i ri Via Ferrata "Panorama" në Prizren

Prizren, 18 nëntor - Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se sot do të bëhet përurimi i shtegut të ri Via Ferrata "Panorama" në Prizren, e cila gjendet në lokacionin e Grykës së Lumbardhit 4.5 km nga qendra e qytetit.

Shtegu Via Ferrata "Panorama" është produkti më i ri turistik i Prizrenit, i cili është realizuar në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit, PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përmes projektit "Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat".

Prezentë në përurimin e këtij shtegu do të jenë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtoresha e Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim - SDC, Katharina Stocker, kryetari i SHB Sharri, Sadik Shporta dhe të ftuar të tjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020 - Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)