01 Korrik 2022

Për 4 muaj të këtij viti Stambollin e kanë vizituar 3.8 milionë turistë

Stamboll, 1 qershor - Numri i turistëve që vizituan Stambollin në prill u rrit me 133 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe u rrit në 977 mijë e 888.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të Rrethit, në 4 muaj të këtij viti Stambollin e kanë vizituar 3 milionë e 882 mijë e 348 turistë.

Ndër të huajt që erdhën në Stamboll në muajin prill, gjermanët u renditën të parët me 101 mijë e 352 persona.

Gjermania pasohet nga Irani me 88 mijë e 171, Rusia me 60 mijë e 44, Anglia me 44 mijë e 696, SHBA me 40 mijë e 716, Franca me 37 mijë e 335, Izraeli me 34 mijë e 776, Holanda me 26 mijë e 471, Uzbekistani me 22 mijë e 530, Kazakistani me 20 mijë e 350, Italia me 19 mijë e 619, Spanja me 19 mijë e 511, Iraku me 19 mijë e 149, Azerbajxhani me 16 mijë e 863, Zvicra me 16 mijë e 157, Rumania me 15 mijë e 670, Ukraina me 15 mijë, Belgjika me 12 mijë e 482, Libani me 12 mijë e 295 dhe Austria me 11 mijë e 890.

Në mesin e turistëve nga 192 vende që vizituan Stambollin në prill, nga një turistë erdhën nga Tonga dhe Vatikani, ndërsa nga Papua Guinea e Re, Sao Tome dhe Principe dhe Brunei nga dy turistë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 korrik 2022 - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri mban Konferencë për media. (Para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremonin e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes - Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Nën organizimin e Federatës Sindikale te Sektorit Privat te Kosovës shoqata e autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë do të protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për mos krijimin e kushteve për punë. (Para Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale mban konferencën me temën “Ndikimi i ndryshimeve të Kuvendeve Komunale në kualitetin e politikave lokale” ku do të prezantohet hulumtimi mbi pasqyrimin e përbërjes së Kuvendeve Komunale. (Hotel Sirius, nga ora 10:00)

-OJQ AKTIV dhe platforma OPEN organizon prezantimin e rezultateve të hulumtimit “Regjistrimi i popullsisë nga këndvështrimi i komunitetit serb në Kosovës”. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim si dhe shqyrton CV-te për angazhim të eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)