25 Tetor 2020

Panairi "Dita e Turizmit në Kosovë" organizohet me 22 prill

Prishtinë, 13 prill - Me 22 prill, do të organizohet sërish panairi Dita e Turizmit në Kosovë 2010 nga KOTAS dhe mbështetur nga Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it. Këtë herë, mbi 70 vizitorë do të prezantojnë ofertat e tyre të turizmit vendor – si, turne, artizanale, degustim vere dhe shumë oferta tjera. 

Në këtë  ngjarje gjithashtu do të prezantohen edhe dy nisma të reja të mbështetura nga Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it në kuadër të programit të vet për turizmin vendor: një katalog me afro 30 oferta të turizmit vendor dhe një ueb faqe turistike, www.KosovoGuide.com, ku paraqiten jo vetëm këto oferta por edhe informata lidhur me hotelet dhe restorantet, mandej informata lidhur me ngjarjet e planifikuara, si dhe informata lidhur me Kosovën dhe rajonet e saj. 

Një garë  në gastronomi do të mbahet para panairit dhe fituesit do të shpallen gjatë seancës së hapjes. 

Pikërisht para një  viti, Shoqata e Turizmit të Kosovës (KOTAS), e mbështetur nga Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it, organizoi për herë të parë panairin “Dita e Turizmit në Kosovë” i cili kishte moton “Qëndroni për Fundjavë – Përjetoni Kosovën”.  Afro 40 ofrues të turizmit vendor prezantuan destinacionet turistike në vend për publikun ndërkombëtar dhe atë të Kosovës. Kjo ngjarje u vizitua përafërsisht nga 1,000 njerëz dhe i ndihmoi shumë agjencive turistike dhe operatorëve në Kosovë, që të realizojnë mundësi të reja biznesi për turizëm vendor.

Turizmi luan një rol të rëndësishëm në ekonomitë e vendeve në tranzicion dhe zhvillim. Kosova e ka njohur potencialin e turizmit vendor për nxitjen e zhvillimit ekonomik. Duke ndihmuar në zhvillimin e produktit potencial për sukses të turizmit alternativ në Kosovë, Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it, ndihmon në fuqizimin e ekonomisë vendore përmes rritjes së të hyrave të sektorit, punësimit dhe investimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2020

- Nën organizimin e Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet dita e dytë e fazës finale të projektit “Elite Youth Development U15”. (Fusha “Top Football” në Mazgit, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës vazhdon kampionatin Individual për veteran për vitin 2020. (Shkollën fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- OJQ Sport4all organizon turneun e streetballit "Prishtina Streetball 2020". (Amfiteatri i Pishines se Germise,  ora 12:00)  

- Partia Demokratike e Kosovës dega në Prishtinë mban konferencë për medie. (Dega e PDK-së në Prishtinë afër restaurant Tiffany në Prishtinë, ora 13:00)