02 Shkurt 2023

OHTK kërkon nga Qeveria që të hiqen kufizimet, të hapen sallat e dasmave

Prishtinë, 30 gusht - Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT) ka kërkuar nga Qeveria që t’i heq kufizimet ndaj bizneseve.

Ata vlerësojnë se është zvogëluar numri i të infektuarve dhe se këto biznese nuk kanë qenë shkaktar.

OHTK gjithashtu kërkon që të hapen ambientet e mbyllura, si dhe sallat e dasmave me 200 mysafirë të ftuar, duke iu përmbajtur rregullave të vendosura me ligj.

“Numri i madh i gjobave tek këto biznese, vë në dyshim punën e Inspektoriatit, prandaj OHTK-ja kërkon që të sillen konform ligjit aktual që është në fuqi”.

“OHKT-ja përkrah poashtu shembullin e komunës së Prishtinës dhe të Obiliqit që t’i liroj nga tatimet deri në fund të vitit këto biznese”, thuhet në komunikatë.

OHTK gjithashtu bën me dije se nëse nuk merren masa për lirimin nga kufizimet e parapara, do të shqyrtohet mundësia për të marrë masa tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)