20 Nëntor 2019

Ohri më çmime super te larta

Ohër, 6 gusht - Ohri shpesh është kritikuar për çmimet e larta, veçanërisht ato fiktive që janë shpikur për turistët e huaj që vizitojnë qytetin. Sidoqoftë, nga një rritje e vogël në çmime, te faturat marramendëse ka një ndryshim goxha të madh.

Një turist i huaj kohët e fundit është ankuar për “faturë e majme” në një restorant, e cila është bërë virale në shtetin e fqinj, e jo vetëm.

Në vlerësimin që i bëhet restorantit, turisti që është ankuar dhe ka bërë publike faturën, quhet Johannes Reich dhe ai shkruan se për ta fatura prej 50 000 denarësh (rreth 800 euro) ishte një çmenduri, dhe ata kishin rënë pre e një mashtrimi.

Johannes shkruan se ai dhe tetë miqtë e tij ishin ulur në një restorant për drekë, dhe 7 prej tyre porositën peshk, sallatë dhe perime që ata t’i ndanin. Porositën gjithashtu birra dhe verë të kuqe, e përveçse u kishin sjellë verën më të shtrenjtë, turisti thotë se ata sollën edhe gjëra që nuk i porosisnin.

“Ne ishim një grup prej nëntë personash dhe patëm një përvojë shumë të pazakontë në këtë restorant. Kur u ulëm, ata na thanë që kishin troftë të freskët nga liqeni, kështu që shtatë nga ne porositën disa peshk, të tjerët sallatë dhe perime për t’i ndarë. Porositëm birrë dhe verë të kuqe për të pirë. Në fillim ata na sillnin shumë më tepër sesa kishim porositur, dhe ata gjithashtu nuk na treguan se sa peshq do të sillnin. Kur mbërriti fatura pamë që ata na kishin dhënë verën më të shtrenjtë (një shishe prej 1500 denarë), dhe kishte gjëra që ne nuk i porositëm dhe nuk i morëm. Por ajo që u bë problematike ishte që ata pretendonin se na kishin shërbyer 12.5 kg peshk për shtatë persona, madje pa na pyetur sa donim. Në fund ata na dhanë një faturë mbi 50,000 denarë”, shkruan turisti.

Turistët e shokuar nuk ishin dakord me llogarinë dhe thirrën menaxherin, por stafi i restorantit, tregon Johannes, thërriti shërbimin e sigurisë që i kishte kërcënuar.

Pas 3 orësh grindjeje, turistët paguan vetëm 40,000 denarë. Por Johannes thotë se ende ndjehen të gjithë të mashtruar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 nëntor 2019

- Institucioni i Avokatit të Popullit, me mbështetje të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian organizon festimin e përvjetorit të 19-të Institucionit të Avokatit të Popullit. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini" organizon hapjen e Panairit te Parë të Punës dhe Karrierës. (Universiteti i Mitrovicës, ora 10:00)

- Me rastin e 23 vjetorit të vdekjes së Dr. Xhavit Ahmetit, anëtarit të Kryesisë dhe veprimtarit të LDK-së, Kryesia e LDK-së, bën homazhe te varri i tij. (Lagjja Arbëria, ora 10:30)

- Kosovo Center for Business Support organizon tryezën me temën “Si ti zëvenësojmë Qeset e Plastikës pa u dëmtuar Bizneset” dhe cilat hapa duhet t’i ndërmarrim lidhur me zbatimin e planit të MMPH-së për zvoglimin e përdorimit të qeseve të plastikës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencë për media, ku temë do të jetë tarifat e vendosura nga kompanitë e sigurimeve. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë bashkëbisedim në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe përfaqëuesve të sindilkatave në Kosovë, me titull: "Mbështetja e fuqizimit sindikal në vendin tonë". (Hotel Grand, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim dhe ADMOVERE organizojnë aksionin protestues lidhur me vendimet e Këshillit të Etikës, për plagjiatura dhe avancime jo meritore në UP. (Para ndërtesës së Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës organizon konferencë me rastin e organizimit “Thirrja e Tretë për Projekte të Fondit të Ballkanit Perëndimor”. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- OJQ ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e minibiblotekës ne lagjen Velania.  (Lagjja Velania në parkun përballë SOS Fshatit, ora 12:00)

- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nga Tirana do të mbaj një diskutim të hapur me komunitetin teatror, publikun dhe mediat e Kosovës. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- OJQ ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e minibiblotekës ne lagjen Bregu i Diellit. (Parku afër SHFMU “Ismail Qemali”, ora 14:00)

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova do të marrë pjesë në një debat për dhunën në familje në Mitrovicë të Veriut. (Shtëpia e Evropës në Mitrovicë të Veriut, ora 14:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Edukimit Amerikan, American Advising Center Education USA, organizon “Alumni Fair - Panairi i të diplomuarëve në SHBA”. (Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 14:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe komuna e Gjakovës do të shënojnë përfundimin e punimeve në rehabilitimin dhe rregullimin e Urës së Terzive dhe hapësirës përreth. (Pranë Urës së Terezive në Gjakovë, ora 16:00)

- OJQ ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e minibiblotekës ne lagjen e Spitalit". (Afër SHFMU “Pavarësia”, ora 16:00)

- Në kuadër të Global Entrepreneurship Week, do të mbahet ngjarja “Are you a Champion of Success?” organizuar nga Ardian Hoxha dhe Oda Amerikane e Kosovës në bashkëpunim me ICK, Venture UP dhe Jakova Innovation Center. (Swiss Diamond, ora 17:00)