24 Prill 2024

Oferta nga Ulçini 2012

Prishtinë, 18 prill - Kryetari i komunës së Ulqinit në Mal të zi, Nazif Cungu, të mërkurën ka prezantuar në Prishtinë ofertën turistike për sivjet.

Ai theksoi se në këtë komunë janë bërë investime të mëdha në infrastrukturë, në rrjetin e ujësjellësit, e po ashtu edhe niveli i pastërtisë sivjet do të jetë më i madh.

Kurse çmimet sipas tij do të jenë të nivelit të vitit të kaluar. Së shpejti Cungu paralajmëroi se do të ndërtohen edhe hotele të cilësisë së lartë, prandaj u bëri thirrje investitorëve kosovarë të investojnë atje. Ndryshe, gjatë vitit të kaluar këtë vend e kanë vizituar rreth 400 mijë kosovarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)