01 Qershor 2020

MTI do të aktualizojë projektin për zhvillimin e Brezovicës

Prishtinë, 25 shtator - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani u takua sot me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar të udhëhequr nga Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident i FMN-së për Kosovë.

Ky është një takim njoftues në mes të udhëheqësve të të dyja institucioneve dhe ka për qëllim diskutimin dhe informimin e institucioneve partnere me të cilat Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm.

Me këtë rast, ministri Hasani ka njoftuar përfaqësuesit e FMN-së lidhur me aktivitetet dhe prioritet e MTI-së gjatë mandatit të tij.

Ministri Hasani potencoi se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë aktiviteteve që ndërlidhen me përmirësimin e vazhdueshëm të klimës së biznesit dhe heqjen e pengesave për bizneset, përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat dhe me theks të veçantë zhvillimit të sektorit të turizmit, etj.

Përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë përgëzoi ministrin Hasani për pozitën e re si Ministër i MTI-së dhe shprehu interesimin e FMN-së për të vazhduar këtë bashkëpunimin ndërinstitucional në mes të dyja institucioneve përkatëse në realizimin e planeve dhe projekteve strategjike të MTI-së dhe që do të kenë ndikim afatgjatë në zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Ai u interesua edhe për projektet konkrete që udhëhiqen nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e në veçanti për planet e ministrisë që ndërlidhen me  Projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës.

Ministri Hasani konfirmoi se projekti i Brezovicës është i shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Kosovë dhe siguroi bashkëfolësit se vendimi i sapo marrë nga Qeveria e Kosovës nuk do të ketë ndonjë ndikim negativ në promovimin dhe realizimin e këtij projekti madhor.

Ai beson se me Ligjin për Investime Strategjike, të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, MTI do të bëjë ri-aktualizimin e këtij projekti dhe do të ftojë investitorët serioz për të  investuar në këtë projekt strategjik në Kosovë.
 
Në fund, bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të MTI-së dhe FMN-së në të ardhmen.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)