20 Shtator 2019

Mirënjohje për shqiptaren e parë që u ngjit në Everest

Gjilan, 31 maj – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka ndarë sot mirënjohje alpinistes gjilanase, Flutura Ibahimi-Uta, për suksesin e saj të jashtëzakonshëm, duke u bërë shqiptarja e parë që është ngjitur në malin më të lartë në botë, Everest.

“Sot po e shënojmë një arritje jashtëzakonisht të madhe të bashkëqytetares sonë, e cila ka arritur një sukses jashtëzakonisht të madh në pushitimin e majës më të lartë në botë. Edhe pse një ekspeditë shumë e vështirë, heroina e Gjilanit ka shkelë në pikën më të lartë, e ka ngrit flamurin e Kosovës për herë të parë dhe flamurin e shqipatrëve për herë të dytë.  Në emër të qytetarëve të Gjilanit, unë e kam nderuar me mirënjohje dhe uroj e shpresoj që ta kemi Utën me suksese tjera në Gjilan”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërkaq, alpinistja Flutura Ibrahimi-Uta, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mirënjohjen dhe vlerësimin, ndërkaq ka premuar se do të vazhdoj edhe në të ardhmen të punojë drejt suksesve të reja në alpinizëm.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, dorëzon në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti merr pjesë në përvjetorin e TV Mitrovica. (Mitrovicë, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me rininë e LDK-së në Gjilan. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan, ora 16:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Gushavc. (fshati Gushavc, Mitrovicë, ora 17:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me gratë e Gjilanit. (Teatri e qytetit, ora 17:30)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Zhabar. (fshati Zhabar, Mitrovicë, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim mobilizues. (Mitrovicë, ora 19:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Vushtrri. (Vushtrri, ora 21:00)