19 Prill 2024

Ministria bën apel për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Prishtinë, 13 korrik - Temperaturat e larta që janë shënuar gjatë ditëve të fundit në vendin tonë, kanë shtuar dukshëm mundësinë e përhapjes së zjarreve nëpër pyje përfshirë edhe pyjet në parqet kombëtare.

Me qëllim të parandalimit të paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre, Ministria e Mjedisit përmes Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar Sharri dhe Drejtorisë për Administrim e Parkut Bjeshkët e Nemuna, ka shtuar vigjilencën, gatishmërinë, kontrollin dhe monitorimin e territorit të Parqeve.

Ministria njofton se për të menaxhuar këtë situatë në mënyrë më efikase, është shtuar edhe niveli i bashkëpunimit me të gjitha organet relevante si njësitë e emergjencave në komunat përkatëse, njësitë e zjarrfikësve, Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera.

\"Me këtë rast apelojmë te të gjithë qytetarët e Kosovës dhe posaçërisht te vizitorët, banorët e zonave të parqeve, shfrytëzuesit e pronave, dhe qytetarët tjerë që të kenë kujdes maksimal në parandalimin e  paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre në territorin e parqeve\", thuhet në apelin e Ministrisë së Mjedisit.

Ministria bën me dije se bazuar ne Rregulloren për Rendin e Brendshëm të Parqeve Kombëtare Nr. 21/2013, ndalohet ndezja e zjarrit jashtë vendbanimeve dhe në raste të ndezjes së zjarreve personat përgjegjës do të sanksionohen.

\"Kërkojmë nga të gjithë ju, që në rast se shihni ndonjë ndezje eventuale të zjarrit në Parqe Kombëtare t’i lajmëroni drejtoritë përkatëse\", thuhet në apel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)