14 Gusht 2018

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi viziton Prizrenin

Prishtinë, 9 gusht - Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi do të realizoj një vizitë sot në Prizren.

Gjatë qëndrimit të tij në Prizren, ministri Klosi do të ketë takime me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës, Bajram Hasani, Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtues të Festivalit DokuFest dhe operatorë turistikë e organizata të kulturës që veprojnë në Kosovë.

Vizita e Ministrit është vazhdimësi e përpjekjeve të përbashkëta për nxitjen e bashkëpunimit turistik mes Shqipërisë dhe Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2018 - Lëvizja Vetëvendosje hap dyert e zyrës së saj për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë. (Selia e VV-së, Arbëri, ora  10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen Ilazi në Livoç të Ulët. (Fshati Livoç të Ulët, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë fjalë rasti në mbledhjen komemorative të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës pas ndarjes nga jeta të profesorit Mujë Shala. (Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen e Shaban Zahirit. (Fshati Livoç të Ulët, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Junaid Chndrigar për herë të parë në Ballkan do prezantojë në edicionin 9 të Festivalit të filmit te animuar Anibar. (Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 14:00)

- Ushtruesi i Detyres se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Klinës. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)