26 Nëntor 2020

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi të hënën viziton Kosovën

Prishtinë, 30 shtator - Në vigjilje të takimit mes dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi priti ambasadorin shqiptar, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim vëllazëror u diskutua për marrëveshjet që do të nënshkruhen të shtunën, por edhe bashkëpunimet që mund të ndodhin në vijim.

Gjithashtu, u njoftua që të hënën në Kosovë do të vijë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili do të pritet nga ministri Kuçi.

Mes ministrit Kuçi dhe ambasadorit Minxhozi u diskutua edhe për bashkëpunim në fushën e energjisë.

Mundësia e turizmit komplementar në aspektin sezonal mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishte ajo që ambasadori Minxhozi e kërkoi që të fuqizohet duke ngritur kapacitete të reja për të pritur turistë nga Shqipëria gjatë sezonit të dimrit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)