10 Gusht 2020

Ministrat Veseli dhe Klosi me propozim për një pako të përbashkët turistike

Prishtinë, 19 qershor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në takim ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë,  Blendi Klosin, bashkë me ambasadorin e këtij shteti në Prishtinë, Qemal Minxhozi dhe kryetarët e komunave të Vlorës, Dritan Leli dhe atë të  Lezhës Pjerin Ndreu.

Ministri Krasniqi tha se diskutuan për një paket të përbashkët turistike në mes Kosovës dhe Shqipërisë, që vera të kalohet në Shqipëri dhe dimri në Kosovë.

Ministri tha se të dyja palët u pajtuan që të kemi një bashkëpunim në fushën e turizmit dhe t’i shfrytëzojmë bukurit e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ndihem shumë i nderuar për vizitën që më është bërë për herë të parë nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë,  Blendi Klosi, ambasadori Minxhozi dhe kryetarët e bashkive Leli dhe Ndreu."

"Sot në takimin e përbashkët diskutuam lidhur me turizmin dhe mundësit e një bashkëpunimi në ta ardhmen. U dakorduam në një të ardhme të afërt të bëjmë hapjen sezonale të  verës në Shqipëri dhe diku kah fundi i tetorit apo fillim të nëntorit të bëjmë hapjen e sezonës së turizmit dimëror në Kosovë."

"Të dyja palët u dakorduam që ta krijojmë një platformë të përbashkët të pikave turistike të të dyja vendeve. I jemi shumë mirënjohës shtetit shqiptar që na ka mirëpritur çdo herë dhe jemi shërbyer gjithmonë në mënyrë korrekte në bregdetin shqiptar. Ne jemi një komb dhe kemi shumë të përbashkëta dhe të gjitha pikat turistike do të t’i kemi të përbashkëta”, tha ministri Krasniqi.

Ndërsa ministri Klosi tha se deti shqiptar është i gjithë shqiptarisë dhe bukuritë natyrore e trashëgimia kulturore e Kosovës dhe Shqipërisë do të jenë në një pako të përbashkët.

“Jam shumë i nderuar sot që isha në vizitë zyrtare në Kosovë për të diskutuar me ministrin z.Krasniqi për turizmin. Si një degë e re e ekonomisë dhe një promotor i jashtëzakonshëm, deti shqiptar është i gjithë shqiptarisë."

"Alpet i kemi të përbashkëta, bukuritë natyrore dhe trashëgimit kulturore i kemi të përbashkëta dhe si e tillë do të jetë një ofertë e përbashkët turistike edhe në kohën problematike të pandemisë."

"Me kolegun Krasniqi diskutuam për të pasur një ofertë të përbashkët turistike, e cila i ofrohet jo vetëm të ashtuquajtur patriotik, një turizëm i cili nuk ka nevojë të promovohet, por ka nevojë vetëm të ofrohet”, tha ministri Klosi.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)