25 Tetor 2020

Ministrat e turizmit e BE-së në takim në Madrid

Bruksel, 16 prill - Ministrat e turizmit të vendeve të BE-së sot do të takohen në Madrid për të nxitur projektin qëllimi i së cilit është që turistët gjatë tërë vitit të shkojnë në pushim, gjegjësisht ta nxisin stinorin turistik për gjithë vitin pa marrë parasysh  stinët  e vitit.

Kjo nismë është pjesë e politikës më të re evropiane ndaj turizmit i cili duhet duhet të implemenohet pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës.

Hyrja në fuqi e marrëveshjes së re reformuese të BE-së ishte çasti kyç për industrinë turistike në Evropë.

Për herë të parë BE-ja ka autorizim të sjell vendime me shumicë të kualifikuar.

Industria turistike e BE-së përbën më shumë se pesë për qind të BPV-së evropiane, me rreth 1.8 milionë kompani të cilat punësojnë rreth 5.2 për qind prej fuqisë së përgjithshme të punës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2020

- Nën organizimin e Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet dita e dytë e fazës finale të projektit “Elite Youth Development U15”. (Fusha “Top Football” në Mazgit, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës vazhdon kampionatin Individual për veteran për vitin 2020. (Shkollën fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- OJQ Sport4all organizon turneun e streetballit "Prishtina Streetball 2020". (Amfiteatri i Pishines se Germise,  ora 12:00)  

- Partia Demokratike e Kosovës dega në Prishtinë mban konferencë për medie. (Dega e PDK-së në Prishtinë afër restaurant Tiffany në Prishtinë, ora 13:00)