14 Gusht 2020

Më shumë se 3,6 milionë turistë rusë pritet të kalojnë pushimet në Turqi

Stamboll, 25 maj - Presidentja e Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR), Maya Lomidze tha se fluksi i turistëve rusë në Turqi mund të arrijë nivelin e periudhës para krizës mes dy vendeve në nëntor të 2015-ës.

Sipas të dhënave të ATOR, në vitin 2015 Turqinë e vizituan 3,65 milionë turistë rusë.

Vitin e kaluar kjo shifër ishte realizuar me 866 mijë duke pësuar një rënie prej 76 për qind.

Presidentja e ATOR-it, Lomidze shpjegoi se numri i turistëve rusë që do të vijnë këtë vit në Turqi do të jetë mbi 3,6 milionë dhe do ti afrohet nivelit të vitit 2015.

Që nga fillimi i vitit e deri më tani në Rusi janë shitur 700 mijë paketa turistike për pushime verore në Turqi, shtoi Lomidze.

Në një deklaratë të mëparshme të ATOR-it thuhej se “falë rezervimeve të hershme dhe uljes së çmimeve në nivele të papara që kishin siguruar hotelierët turq për turistët që planifikojnë ti kalojnë pushimet jashtë shtetit në muajin maj, Turqia këtë vit kishte qenë lideri absolut e sektorit”.

Për shkak të rrëzimit të avionit rus në nëntor 2015, si pasojë e shkeljes së hapësirës ajrore turke, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kishin hyrë në krizë, gjë që kishte prekur edhe sektorin e turizmit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2020

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente në Projektligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)  
    
- Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës: shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike etj. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)   

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” bëjnë publikimin e raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)    

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton komunën e Pejës ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës, Pejë, ora 10:00)    

- Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me zhongluesin e mirënjohur nga Vitia, Agim Agushin, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i Komunës, Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ‘ka diçka me thanë’. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 12:00)

 

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do t'i bëjë dorëzimin e kërkesës për ndryshimin e ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)