11 Korrik 2020

Mbi 6.4 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 2019

Tiranë, 24 janar - Mbi 6.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri në vitin 2019 duke pësuar një rritje të ndjeshme me 8.1% krahasuar me vitin 2018 kur ky numër ishte 5.9 milionë të huaj, sipas shifrave të publikuara së fundmi nga raporti i Instituti të Statistikave (INSTAT).

Në dhjetor 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 636 turistë.

Gjithashtu gjatë vitit 2019, edhe Zvicra përfshihet mes vendeve me numrin më të lartë të turistëve që vizituan Shqipërinë. Kështu sipas INSTAT, numri i turistëve zvicerianë ishte 64 870 me një rritje me 18,2 %.

Hyrjet e shtetasve të huaj më së shumti kanë pasur qëllim turizmin por një rritje me 138% kanë pësuar hyrjet e shtetasve të huaj me qëllim trajtimin shëndetësor dhe për qëllime biznesi me 16,1%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Korrik 2020

- Në Ditën Botërore të Popullsisë, organizata SIT, organizon aktivitetin ku do të prezantojë statistikat e rasteve të raportimit të dhunës në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19. (Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ora 9:00)

 - Aktivistë të shoqërisë civile organizojnë aksionin simbolik për të kërkuar drejtësi për Kujtimin pasi qe po bëhen 1 vit prej kur 11 vjeçari nga Fushë Kosova, u përdhunua e u vra.  (Përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, ora 11:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë transmetimin live të ceremonisë komemorative në Srebrenicë. (Qendra Kulturore Informative Boshnjake - Rr. Agim Ramadani, nr. 375 - Aktash, ora 12:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë mbahet ligjëratë "25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë" me ligjërues Akademik Ferid Muhić Moderator dhe bashkëbisedues Bekim Blakaj - Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. (Livestream në Facebook - Humanitarian Law Center, ora 15:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë shfaqjen e ekspozitës multimediale “Gjenocidi në tetë akte”. (Sheshi Skënderbeu, ora 17:30)

- - Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë bahet aksion simbolik: Ndezje e qirinjëve para Teatrit Kombëtar të Kosovës. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)