01 Korrik 2022

Mbi 6 milionë turistë vizitojnë Spanjën në prill

Madrid, 1 qershor - Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Institutit Kombëtar i Statistikave të Spanjës (INE), Spanja ka mirëpritur 6.1 milionë turistë ndërkombëtarë në prill, një rritje pothuajse dhjetëfish nga një vit më parë.

Numri ishte pak nën shifrat e para-pandemisë prej 7.14 milionë në prill 2019, thuhet në deklaratën e Institutit Kombëtar të Statistikave të Spanjës (INE).

Kjo shënon një rritje për 869.8 për qind krahasuar me numrin e regjistruar në prill 2021, i cili ishte pak më shumë se 629.200.

Të dhënat e INE treguan se turistët e huaj shpenzuan 6.9 miliardë euro (7.39 miliardë dollarë) në Spanjë në prill të këtij viti, një rritje enorme nga 668 milionë euro (716.8 milionë dollarë) në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 korrik 2022 - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri mban Konferencë për media. (Para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremonin e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes - Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Nën organizimin e Federatës Sindikale te Sektorit Privat te Kosovës shoqata e autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë do të protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për mos krijimin e kushteve për punë. (Para Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale mban konferencën me temën “Ndikimi i ndryshimeve të Kuvendeve Komunale në kualitetin e politikave lokale” ku do të prezantohet hulumtimi mbi pasqyrimin e përbërjes së Kuvendeve Komunale. (Hotel Sirius, nga ora 10:00)

-OJQ AKTIV dhe platforma OPEN organizon prezantimin e rezultateve të hulumtimit “Regjistrimi i popullsisë nga këndvështrimi i komunitetit serb në Kosovës”. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim si dhe shqyrton CV-te për angazhim të eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)