26 Prill 2024

Maqedoni, Sezoni i dobët veror, paralajmërohen largime nga puna

Ohër, 30 korrik - Pjesa më e madhe e hoteleve në Ohër dhe Strugë këtë verë janë bosh. Pronarët e hoteleve thonë se prej shtatorit planifikojnë që të heqin nga puna një pjesë të të punësuarve.

Nuk e përjashtojnë edhe mundësinë që ti mbyllin edhe kapacitetet e veta. Ata thonë se shkak për sezonin katastrofal ishte numri minimal i mysafirëve, sidomos nga Serbia të cilët gjetën destinacione të tjera për pushim. Thonë se humbjet që tani i vlerësojnë në disa qindra mijë euro.

“Këtë vit kemi rreth 30% ulje të numrit të vizitorëve në raport me vitin e kaluar. Këtë vit disa nga kolegët do të ndërmarrin edhe masa të tilla, si largime nga puna”, deklaroi Pero Kutanovski, nga hotel ‘Granit’.

“Ky sezon vërtetë është i dobët për ne. Këtë vit nuk mund të presim fitim. Këtë vit nëse ia dalim të jemi rentabël do të jemi shumë të lumtur”, tha Lupço Cvetanovski, nga hotel ‘Klimetica’.

Cvetanovski thotë se faji për sezonin e dobët qëndron edhe tek shteti si dhe të punëdhënësit turistikë.

“Sezoni turistik do të përfundojë, por çfarë do të ndodhë me tej? Cila është strategjia jonë? Ne mysafirëve tanë u japim mëngjes, drekë dhe darkë. Kjo nuk ekziston askund në botë. Rendi i ri i shërbimit të mysafirëve është vetëm përfshirja e mëngjesit”, u shpreh Pero Kutanovski, nga hotel ‘Granit’.

Pronarët e hoteleve pohojnë se edhe krahas uljes së  çmimeve, 70% e kapaciteteve në disa hotele janë bosh.

Megjithatë presin se Ohrin dhe Strugën do ta plotësojnë këtë fundjavë disa manifestime që do të mbahen këto ditë si: “Festivali i Birrës”, koncerti i di xhejit Pol Van Dajk si dhe i grupit “ Bjello Dugme”. Se Ohri është i zbrazët flasin edhe të dhënat nga komuna se numri i makinave në qytet është për 50% më i vogël krahasuar me vitin e kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)