20 Korrik 2019

Mali i Zi i gatshëm për bashkëpunim në fushën e turizmit

Prishtinë, 20 prill - Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Arifi, priti në takim njoftues Qazim Hoxhiq, ndihmësministër në Ministrin e Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Malit të Zi.

Temë diskutimi ishte inicimi i një marrëveshjeve për bashkëpunim në fushën e turizmit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Zëvendësministri Arifi i dëshiroi mirëseardhje z.Hoxhiq dhe njëkohësisht e informoi për të arriturat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, konkretisht në fushën e turizmit.

Në vazhdën e këtij takimi u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të nivelit institucional, që luan një rol të veçantë në fushën e turizmit. Po ashtu është diskutuar edhe për lehtësirat e kalimit kufitar në kohën e sezonin turistik, në periudhën maj-shtator.

Hoxhiq ka shprehur gatishmëri për sigurinë e turistëve kosovarë që bëjnë pushimet në bregdetin malazez.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 korrik 2019

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019"  Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica“, organizojnë aktivitetin tradicional “Dita e Qethjes së Deleve, 2019‘’. (Bjeshkët e Strellcit , të ‘’Stanët e Shalës‘’, ora 10:00)

- Lëvizja mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se edicionit te parë të Prishtina Gastronomy Festival. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të pikës kufitare Restelicë-Strezomir. (Pika kufitare Restelicë - Strezomir, ora 12:00)

- Behët zbulimi i pllakës së përkujtimit të Betimit të Brigadës 131 dhe promovimi i dokumentarit të historikut të Brigadës 131 të UÇK-së. (Fshati Baran, ora 18:00)