19 Prill 2024

Kuvendi vazhdon sot seancën me interpelancën e kryeministrit Haradinaj

Prishtinë, 15 mars - Kuvendi i Republikës së Kosovës mblidhet sot në një seancë plenare në të cilën do të mbahet interpelanca e Kryeministrit Haradinaj si dhe do të shqyrtohen disa Projektligje.

Mënjehërë pas pyetjeve parlamentare do të mbahet interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,

Me pas Kuvendi do të bejë shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq.

Edhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës si dhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214, do të jenë pika të rëndit të ditës së kësaj seance,

Projektligjet tjera qe do te shqyrtohen jane edhe ai per infrastrukturën kritike, Projektligji  mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, ejt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)