23 Korrik 2019

Kufizimi i udhëtimeve drejt SHBA-ve ndikon tek turizmi

Washington, 28 shtator - Sipas Shoqatës Amerikane të Udhëtimeve, numri i vizitorëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara ka rënë, edhe pse turizmi ndërkombëtar në tërësi, është në rritje.

Disa agjenci turistike fajësojnë politikat e administratës së Presidentit Trump ndaj imigrantëve si arsye që njerëzit nuk po zgjedhin Shtetet e Bashkuara si destinacion udhëtimi.

Bulevardi i famshëm “Rodeo Drive” në lagjen Beverli Hills të Kalifornisë ka qënë gjithmonë një pikë tërheqëse për turistët e huaj që duan të blejnë seknde luksi. Por kohët e fundit vizitorët janë më të paktë, sidomos më pak arabë dhe myslimanë. Julie Wagner punon nnë zyrën për vizitorët në Berveli Hills.

“Kemi patur shumë vizitorë nga mbarë Amerika këtë sezon vere. Ende po shohim ardhjen e turistëve të huaj, por kemi parë ndryshime tek biznesi me turistët nga Lindja e Mesme.”

Me fjalën ndryshim, ajo nënkupton më pak vizitorë që blejnë sende të kushtueshe si firmat Cartier dhe Prada apo që prenotojnë hotele luksoze si “Berverly Hills Wilshire” .

“Grupe më të vogla po vijnë nga Arabia Saudite të cilët kanë familje të mëdha dhe shumë shërbyes me vete, ndaj kufizimi i udhëtimeve ndikon tek punonjësit që ata marrin me vete dhe grupet po tkurrren.”

Fuqizimi i dollarit po ashtu po bën që turistët të shkojnë në Evropë ku paraja e tyre ka fuqi blerëse.

“Euroja është më e dobët. Kushton më lirë të shkosh në Francë dhe të bleshë produkte dhe sëerbime ku gjenden qendrat e produkteve luksoze, ndaj edhe kjo duhet të kihet parasysh.”

Por nuk janë vetëm vizitorët nga Lindja e Mesme. Turizmi kinez, burim kryesor në Kaliforninë jugore, po ashtu ka pësuar rënie nga qytete si Pekini dhe Shangai.

“Po ndodhin shumë gjëra. Kemi mjedisin politik dhe dollarin e fuqishëm. Kemi zhvillimet në Katar, Emirate dhe Arabinë Saudite. Të gjitha këto sëbashku ndikojnë tek biznesi.” 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të vizitojë Gjilanin, ku me kryetarin e komunës, Lutfi Haziri do të nënshkruajnë memorandume të bashkëpunimit për financimin e projekteve në fushën e mjedisit në këtë komunë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)