19 Prill 2024

Kuçi premton mbështetje për alpinistët kosovarë

Prishtinë, 2 gusht - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi priti në një takim një delegacion të Federatës së Bjeshkatarëve të Kosovës, të kryesuar nga Sadik Shporta.

Ky takim u organizua pas ekspeditës së suksesshme të kësaj federate, kur bjeshkatarët kosovarë arritën të pushtojnë majën më të lartë të Afrikës, në Kilimanxharo, në lartësinë prej 5895 metra

 Ky është suksesi i dytë i anëtarëve të Federatës së Bjeshkatarëve të Kosovës, pas atij të arritur vitin e kaluar kur ata kishin pushtuar majën më të lartë në Evropë, Mont Blanc, me lartësi prej 4810 metra.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi me këtë rast i përgëzoi sportistët kosovarë për suksesin e arritur dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të përkrahur dhe për të inkurajuar anëtarët e Federatës së Bjeshkatarëve të Kosovës për realizimin e ekspeditave të ardhshme të tyre, me theks të posaçëm në pushtimin e majës më të lartë në botë, Mont Everest, me lartësi prej 8888 metra.

Pushtimi i këtyre lartësive është shenjë se në Kosovë ka sportistë të përkushtuar për të arritur rezultate kulmore në të gjitha disiplinat sportive dhe kjo do të ndikojë në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës, - u shpreh zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Nga ana e tyre, anëtarët e Federatës së Bjeshkatarëve të Kosovës, falënderuan zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi për mbështetjen e ofruar dhe shprehën bindjen se kjo mbështetje do të ndikojë në afirmimin e rezultateve të bjeshkatarëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)