19 Prill 2024

Ksamili, mes 20 plazheve europiane që duhen vizituar në maj

Tiranë, 21 mars - Plazhi i Ksamilit në Sarandë renditet mes 20 plazheve europiane që sugjerohet të vizitohen gjatë muajit maj nga gazeta britanike "The Telegraph".

"Shqipëria tregon anën e saj më të mirë në këtë liman në fshatin Ksamil, në jug të qytetit turistik të Sarandës", thuhet në shkrimin e The Telegraph.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në një postim në rrjetin social "Facebook", thotë se sfidë për turizmin shqiptar është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore për turistët. Më 27 mars nis aksioni i pastrimit të plazheve në gjithë Shqipërinë, nën moton "Pastro 1 plazh".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)