20 Prill 2024

Kosovarët nuk janë të njoftuar për përfitimet që mund të sjellë turizmi

Prishtinë, 1 shkurt - Instiuti Demokraci për Zhvillim organizoi konferencën me temën “Turizmi për zhvillim: Mundësitë që duhen shfrytëzuar“, në partneritet me Projektin për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat, financuar nga Zyra Zvicerane për Zvillim dhe Bashkëpunim (SDC), e që ka për qëllim promovimin dhe zhvillimin e sektorit të turizmit në Kosovë dhe inkurajimin e investimeve kapitale në këte sektor.

Rezarta Delibashzade, nga Instituti D4D, tha se sektori i turizmit është një sektor me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në Kosovë publiku nuk është mirë i njoftuar për përfitimet që mund të sjellë turizmi, derisa sektori privat nuk është i inkurajuar të investoj në këtë sektor për arsye të ndryshme.

Nga shumë ekspert të fushës së turizmit theksohet se sektori i turizmit mbetet i pashfrytëzuar dhe i injoruar nga autoritetet relevante.

Zëvendësministri Avni Kastrati nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të punoj për zhvillimin e turizmit në Kosovë, duke implementuar strategji dhe legjislacionin e nevojshëm. Poashtu edhe fuqizimi i departamentit për turizëm në kuadër të MTI-së do ndihmonte në implementim e strategjisë për turizëm.

Sigrid Meijer, Menaxhere e Programit, Promovimi i Sektorit Privat, Swiss Contact në Kosovë konsideron të rëndësishme nevojën e promovimit të turizmit në Kosovë sepse është një ndër mënyrat më të mira për të vendosur Kosovën në hartë. Poashtu duhet një bashkëpunim në mes sektorit privat dhe institucioneve publike për të implementuar strategjinë për zhvillim të turizmit.

Hulumtimi i D4D-së i prezentuar sot parasheh të nevojshme rishikimin e Ligjit mbi Turizmin dhe funksionalizimin e Këshillit mbi Turizmit që të ketë një strukturë të qartë të komunikimit dhe të punës dhe të promovohet më mire turizmi. Poashtu kjo strukturë ligjore të parasheh edhe investimet direkte qeveritare për rregullim të infrastrukturës që zonat turistike të jenë të çasshme për turistët.

U konkludua nga pjesëmarrësit që janë përpiluar shume strategji, politika e dokumente që kanë për qëllimin zhvillimin e sektorit të turizmit në Kosovë, mirëpo zbatimi i këtyre dokumenteve mbetet shpesh problem dhe sfidë, jo vetëm në këtë sektor por edhe në shumë sektor tjerë te zhvillimit.

Ministria relevante dhe departamentet përgjegjëse duhet të investojnë më shumë në këtë sektor që është i rëndësishëm jo vetëm në aspektin e zhvillimit ekonomik, por edhe në aspektin e promovimit të Kosovës dhe mundësitë për punësimin e të rinjëve dhe të rejave në sektorin e turizmit.

Bashkëpunimi me sektorin privat duhet të inkurajohet më shumë dhe që sektori privat të jetë pjesë e proceseve që ndërlidhet me përpilimin e strategjive apo akteve ligjore dhe nën-ligjore për sektorin e turizmit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)